Trush, situata ende e rëndë

11/12/2010 12:10

Gjendja e banorëve të fshatit Trush të komunës së Bërdicës vazhdon të jetë e rëndë. Banorët thonë se po detyrohen të flenë jashtë pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.

“Gjithcka na është përmbytur, s’kemi lekë për të ngrënë bukë! Kemi 5 fëmijë”, shprehet një prej tyre.

Në këtë fshat kanë qenë të pranishëm dhe dy deputetët socialistë Ilir Beqja dhe Astrit Beci, të cilët kanë shpërndarë ndihma për banorët e zonës.

“Kemi vazhduar të shpërndajmë ndihma ushqimore. Kemi parë nga afër realitetin e hidhur me të cilin po përballen këto familje”, ka deklaruar Beqja.

Fshati Trush është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Rreth 500 shtëpi janë nën ujë, niveli i të cilit në shumë raste mbulon komplet katin e parë të banesave. Dëmet janë të konsiderueshme edhe në bagëti e në pajisje elektroshtëpiake.

Top Channel