Sfidat e ekonomisë

11/12/2010 17:00

Fakulteti i Ekonomisë çeli në Tiranë një konferencë shkencore që ka në qendër studimin e sfidave dhe realitetit të ri ekonomik të krijuar në periudhën pas krizës globale.

Profesor Omer Stringa tha se është detyrë e akademikëve të orientojnë vendimmarrjen: “Është koha që akademikët të studiojnë sfidat e reja me të cilat po përballet vendi. Viti 2010 nuk ishte i mirë për ekonominë. Qëllimi i kësaj konference është të studiojë zhvillimet komplekse të ekonomisë, t’i analizojë dhe t’i përkthejë në një gjuhë të kuptueshme për vendimmarrjen dhe biznesin.”

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, nënvizoi faktin se fakulteti ekonomik ka kapacitetet për të udhëhequr debatin akademik mbi perspektivat e zhvillimit.

“Më vjen mirë që studiuesit paraqesin dhe debatojnë me kolegët e tyre për zhvillimet ekonomike”, u shpreh Kule.

Në konferencën që do të zgjasë dy ditë do të prezantohen një sërë studimesh nga profesorë vendas dhe të huaj mbi zhvillimet ekonomike dhe ato financiare.

Top Channel