Irak, Kurdistani fton të krishterët

10/12/2010 19:05

Qeveria e Kurdistanit ka ftuar të krishterët që të festojnë Krishtlindjet në rajon, duke siguruar masat e duhura të sigurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë kurde, duke shprehur besimin që të krishterët mund te festojnë këtë ditë në shtëpitë e tyre dhe qytetet e tyre të lindjes.

Sipas statistikave zyrtare kurde, rreth 700 familje të krishtera janë transferuar kohët e fundit në Kurdistan.

Ndërkohë të krishterët e Basrah kanë vendosur që të mos fetojnë Krishtlindjet në shenjë zie për viktimat e katerdrales së Bagdatit.

Top Channel