Pensionistet të fyer: Jemi gjallë

09/12/2010 15:45

Pensionistët të cilët tërheqin pagën mujore të pensionit nëpër banka ndihen të fyer pasi një herë në gjashtë muaj u duhet të vetëdeklarohen se jetojnë ende.

Nëse nuk e kryejnë këtë veprim u mbahet pagesa e pensionit. Nje rregull i tille ka ekzistuar pak kohe me pare per te gjithe pensionistet qe kishin mbushur 80 vjec. Mosdorezimi i dokumentit qe pensionisti jeton ka shkaktuar sorollatje te tyre.

“Në rastin kur një pensionist shkon dhe e merr pensionin vetë nuk ka nevojë që të marrë këtë dokument. Ne marrim edhe shqetësimin nëse është paguar rregullisht pensioni, por nuk është e nevojshme që të merret një certifikatë për të vërtetuar që është gjallë”, tha Emin Aliu, nëndrejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në ISSH, sqarojne se ky mund te jete nje keqkuptim i punonjesve te bankave pasi ne baze te marreveshjes kerkohet certifikate familjare vetem ne rastet kur pensionisti ka autorizuar dike tjeter, per ta terhequr pagesen si ne rastet kur eshte i semure apo jeton jashte vendit.

Sipas zotit Aliu, Instituti i Sigurimeve Shoqerore u mundeson pensionisteve te terheqin pagesen mujore ne banke, ne te njejtin numer llogarie qe ka patur kur ishte i punesuar, me poste apo dhe ne arkat e sigurimeve shoqerore.Nga ana tjeter nuk kane munguar dhe rastet abuzimeve ku familjari ka vazhduar te terheqe pensionin edhe pas vdekjes se pensionistit, raste keto qe me pas jane ndeshkuar.

Top Channel