Moti me dëborë, mbyllet Kulla Eifel

08/12/2010 17:55

Dëbora e dendur që po bie në Paris ka detyruar autoritetet lokale që të mbyllin Kullën Eifel.

Po për shkak të dëborës, në aeroportin Charles de Gaulle trafiku ajror është pezulluar për disa orë.

Ndërsa në aeroportin tjetër të kryeqytetit francez, Orly, pistat kanë qendruar të mbyllura për rreth gjysmë ore, nga 14:45 në 15:15.

Në Ile de France, rajon i Parisit, qarkullimi i autobusëve dhe automjeteve të rënda është paralizuar tërësisht.

Top Channel