Kili, zjarr burgun e Santiagos, 81 të vdekur

08/12/2010 16:40

Tragjedi në një burg të Santiagos. Një zjarr që ka rënë në qendrën e burgimit San Migel të kryeqytetit kilien, ka shkaktuar vdekjen e 81 të dënuarve.

Televizioni publik lokal, që ka transmetuar pamjet e flakëve dhe të tymit që kishin përfshirë ndërtesën, ka bërë të ditur se të paktën 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Flakët ranë në kullën numër 4 të katit të katërt të ndërtesës, rreth 05:30 me orën lokale, në 09:30 me orën tonë.

Shkak i zjarrit, sipas deklaratave të kreut të xhandarmërisë Luis Masferrer, është bërë një përleshje mes të burgosurve.

Top Channel