Blair thirret sërish për luftën në Irak

08/12/2010 17:00

Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të thirret sërish për të dëshmuar për herë të dytë në hetimin mbi luftën në Irak.

Ai është një nga figurat kyce që do të paraqiten para komisionit hetimor, së bashku me ish-sekretarin e Punëve të Jashtme, Jack Straw.

Në janarin e kaluar, Blair mbrojti vendimin e tij për të futur vendin në luftë, duke deklaruar se nuk pendohet për këtë dhe duke e cilësuar Saddam Hussein “një përbindësh”.

Komisioni hetimor ka deklaruar se kërkon më shumë detaje për disa cështje kyce që kanë të bëjnë me luftën e diskutuar.

Kryetari i tij, Sir John Chilcot ka thënë se do të ketë seanca të tjera dëgjimore nëse do të konstatohen boshllëqe në provat dhe pjesët që duhen sqaruar.

Top Channel