Australia fajëson SHBA-të

08/12/2010 12:05

Australia fajëson Shtetet e Bashkuara për publikimin e skandalit diplomatik të kabllogrameve në Wikileaks dhe jo krijuesin e saj, Julian Assange.

Ministri i Jashtem australian, Kevin Rud tha se rrjedhja e informacionit ngre pyetje për sigurinë në SHBA.Në një interviste për agjensinë Reuters, Rud tha se “Assange nuk është përgjegjes për publikimin e pautorizuar të 250 mijë dokumenteve të rrjetit të komunikimit diplomatik amerikan. Amerikanet jane pergjegjes për këtë”.

 Ish-kryeministri, Rud që u zevendesua në këtë detyre nga Julia Gillard shtoi se: “Duhen ngritur pyetje- tha ai- per kompetences e sistemeve te sigurise ne Shtetet e Bashkuara dhe nivelin e aksesit te njerezve ne keto materiale. Në disa prej dokumenteve të publikuar edhe nga gazeta “Sydney Morning Herald” ish-ambasadori amerikan Robert McKellem tregonte se Rud bente deklarata pa u konsultuar me vendet e tjere apo ministrat e qeverise se tij.

Madje- ai jo pak here revoltoi Shtetet e Bashkuara ,duke nxjerre detaje te bisedave telefonike me ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush. “U habita –kish thene Rud kur degjova Bushin te pyeste Cfare eshte G20?”. Assange i arrestuar në Britanine e Madhe, me akuzën për përdhumin në Suedi akuzoi qeverinë australiane se po perpiqet t’i kenaqe dëshirat Uashingtonit. “Prokurori i Pergjithshem australian- tha Assange- po ben gjithcka ka ne dore per te ndihmuar hetimin amerikan, duke kurdisur plane kunder qytetareve australiane e per t’i derguar ata ne SHBA”. Kryeministrja australiane Julia Gillard e quajti publikimin e dokumenteve sekrete nga Wikileaks, krejtesisht te papergjegjshme.  Prej fundit të Nëntorit, Wikileaks nisi publikimin e mijera mesazheve të klasifikuara tw diplomateve amerikane ne te gjithe boten.

Top Channel