Kinë, shpërthim në një minierë, viktima

07/12/2010 21:50

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një minierë karboni në provincën kineze të Henanit.

Sipas agjencisë Xinhua, aksidenti ka ndodhur ndërsa nën tokë ishin duke punuar 33 minatorë.

Nga këta vetëm 20 kanë arritur të shpëtojnë.

Aksidentet në minierat kineze janë të shpeshta. Sipas autoriteteve, vetëm vitin e shkuar kanë humbur jetën 2631 minatorë.

Top Channel