Afganistani, Britania: Tërheqja në 2011-ën

07/12/2010 08:00

Gjatë një vizite surprizë në Afganistan, kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se tërheqja e trupave mund të fillojë vitin e ardhshëm.

Cameron nuk u ka vënë rëndësi kritikave të SHBA dhe Afganistanit ndaj trupave britanike, të publikuara në Wikileaks, duke u shprehur se ato nuk janë të vërteta.

Cameron do të takohet në provincën afgane të Helmandit me kontigjentin britanik, ndërkohë që më vonë gjatë ditës do të shihet me presidentin Hamid Karzai.

Kontigjenti i Mbretërisë së Bashkuar është i dyti për nga prania në Afganistan, pas atij të Shteteve të Bashkuara. Humbjet në radhët e tij nuk kanë qenë të pakta.

Top Channel