Sarko dhe Carla, vizitë në Indi
06/12/2010 09:00
Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij bukuroshe Carla Bruni kanë vizituar Indinë, ku fillimisht janë pritur nga kryeministri indian Manmohan Singh dhe gruaja Gursharan Kaur në New Delhi.
Cifti presidencial francez duket se e ka shijuar këtë udhëtim në Indi, ndërsa mësohet se Carla ka marrë me vetë edhe mamanë e saj.
Vjehrra e Sarkozisë, Marisa Bruni-Tedeschi ka qenë gjithnjë me ciftin në cdo takim a vizitë të kryer në Indi.
Top Channel