Përmbytjet, mbërrin ndihma italiane

06/12/2010 10:30

Ka mbërritur, në portin detar të Durrqsit kontigjenti i pare me ndihma per te permbyturit ne pergjigje te kërkesës së qeverisë shqiptare per ndihme ne kete rast fatkeqesie.

Qeveria italiane, përmes Departamentit të Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Kryqin e Kuq Italian kane derguar ngarkesen e pare per te permbushur nevojat bazë te te permbyturve.

“Ndihmat dëshmojnë në emër të Italisë shqetesimin tone per kete tragjedi te tmerrshme qe ka goditur mijëra miq shqiptare ne veri te Shqiperise. Ketu ne portin e Durresit sot ne mengjes kane arritur 5 kamione qe transportojne ndihma nga mbrojtja civile e cila ka punuar ngushte me Ministrine e Jashtme dhe Kryqin e Kuq italian per te sjelle ndihmat te cilat pasdite do te jene ne zonen e Shkodres. Behet fjale per shume tonelata ushqime, veshje, pajisje per te levizur ne zonat e permbytura dhe tonelata me ilace. Keto ndihma do te pasohen nga te tjera. Ky eshte nje xhest qe tregon fqinjesine dhe solidaritetin italian”, tha ambasadori italian Saba D’Elia.

Ministria e Puneve te Jashtme i berri thirrje gjithe vendeve te NATO-s per ndihme.

Top Channel