Pakistan, 40 të vrarë në një sulm vetëvrasës

06/12/2010 16:25

Një atentat vetëvrasës në veri-perëndim të Pakistanit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave.

Sulmi ndodhi në një kompleks ndërtesash qeveritare, ku disa zyrtarë u takuan me disa aleatë anti-talebanë.

Disa dhjetra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Zona kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit konsiderohet si një fortesë e guerrilasve talebanë dhe militantëve të Al Kaedës.

Forcat ushtarake kanë kryer disa ofensiva atje, por sulmet e rebelëve vazhdojnë të jenë të rregullt.

Një zëdhënës i talebanëve deklaroi se grupi i tij fshihet pas sulmit, i kryer nga dy atentatorë vetëvrasës, të veshur me uniformë policie.

Top Channel