Itali, aksidentohen për vdekje 7 ciklistë

06/12/2010 11:00

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Kalabri. Një grup çiklistësh i një klubi të Lamezia Terme është goditur nga një makinë e përplasja ka shkaktuar 7 viktima dhe tre të plagosur rëndë.

Makina ka dashur t’i parakaloje, por drejtuesi duket se ka humbur kontrollin duke shkaktuar nje tragjedi.“Eshte e pabesueshme skena qe gjetem, as nje bombe nuk do te kishte shkaktuar ate qe pame kur arritem ne vendngjarje”, tregon dikush nga personeli i ekipit te shpetimit.

Nga shqyrtimet e bera ka dale se drejtuesi i automjetit, nje shtetas maroken, ishte nen efektin e droges dhe patenta i ishte hequr perpara shtate muajsh. Tani ky person ndodhet i shtuar ne spital per shkak te plageve qe ka dhe eshte ne gjendje arresti me akuzen e vrasjes se shumfishte.

Diten e funeraleve te shtate çiklisteve ne qytetin e Lamezia Terme do te shpallet dite zije, megjithese kryebashkiaku tha se zija ne te vertete ka filluar qe tani per qytetin.

Top Channel