Transportet: Hyrja në Shkodër, e bllokuar

04/12/2010 12:35

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit bën të ditur gjendjen aktuale të rrugëve në orët e fundit. Sipas njoftimit për mediat, hyrja e qytetit të Shkodrës vijon të mbetet e bllokuar dhe qarkullimi për në qytetin veriperëndimor bëhet nga Mjeda.

Po ashtu lëvizja për në Muriqan dhe Shirokë lejohet vetëm për mjetet e larta. Segmenti rrugor Shkodër-Hani i Hotit në rreth 5 kilometra të tij kalimi është i pamundur për shkak të nivelit të ujit që ka arritur deri në 1 metër.Sipas njoftimit edhe unaza e qytetit të Bulqizës është e përmbytur.

Duke zbritur më në jug, në pjesën fundore të rrugës Lushnjë – Fier rruga e re është e përmbytur, qarkullohet nga rruga e vjetër.Ndërkohë në aksin rrugor Vlorë – Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras.  
 

Top Channel