Shembet argjinatura e Torovicës

03/12/2010 09:55

Qyteti i Lezhës po shkon drejt përmbytjes pasi argjinatura në zonën e Torovicës nuk ka mbajtur më dhe është shembur.

Sipas njoftimeve të fundit nga autoritetet vendore, niveli i ujit është rritur ndjeshëm dhe situata është mjaft alarmante.

Prefekti Pal Dajci ka bërë të ditur se punimet për ngritjen e argjinaturës kanë filluar, por situata mbetet e rëndë për shkak të nivelit të ujit.

Argjinatura, e njohur ndryshe bendi i Torovicës, është pika kryesore ndalëse dhe kufizuese me zonën e Shkodrës.

Top Channel