Reshjet, probleme në autostradën Rrëshen-Kalimash

03/12/2010 12:30

Reshjet e shiut kane sjelle mjaft probleme ne levizjen e automjeteve per gjate autostrades Rreshen-Kalimash-Morin.

Ne afersi te komunes Fane nje masiv i madh dherash dhe balte ka rreshqitur nga rrjedha e madhe e ujërave duke demtuar pjeset e argjinatures se rruges por edhe trasetë e saj.

Per shkak te ketyre rreshqitjeve levizja ka qene mjaft e rrezikshme dhe here pas here ka patur edhe bllokime te dy korsive levizese ne drejtim te Kukesit.

Firma mirembajtese ka vene ne dispozicion mjete per largimin e materialeve inerteve. Rreshqitje të tjera dhe renie te shkembinjve jane regjistruar edhe ne hyrje te tunelit te Thirres duke demtuar pjeset e sinjalistikes se autostrades.

Pergjate segmentit Kolsh-Morine jane verejtur nje sere shembjesh te dherave por pa sjelle bllokim te levizjes se automjeteve.

Top Channel