Topi në samitin e Kazakistanit

01/12/2010 16:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi ndodhet në Astana të Kazakistanit, për të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive të OSBE-së.

Në kuadër të kësaj vizite, ai ka pasur një takim me presidentin turk Abdullah Gyl, me të cilin, sic njofton zyra e shtypit e Presidencës, ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë e vëllazërore. Më pas Presidenti Bamir Topi është pritur nga Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. Në këtë takim është folur për samitin, i cili është vlerësuar nga Presidenti Topi si një veprimtaritë më të rëndësishme të OSBE-së në 11 vitet e fundit.

Kreu i shtetit e ka vlerësuar samitin si një “shprehje të mirëbesimit të rritur në hapësirën transatlantike, që ka potencial të jashtëzakonshëm për të rigjallëruar rolin e OSBE-së në funksion të sigurisë së përbashkët”. Presidenti Topi ka pasur edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt me disa përfaqësues të bashkësisë shqiptare, që punon dhe jeton prej vitesh në Kazakistan.

Top Channel