Shkodër, liqeni hyn në qytet

01/12/2010 12:25

Shumë rrugë rurale në zonen e Nënshkodrës janë bllokuar nga uji ndërsa banorët e zonës së Obotit dhe Dajcit duhet të përdorin varkat për të levizur. (UPDATE)

Situata e permbytjes ne Shkoder po rendohet me shpejtesi. Fryrja e ujrave te Bunes dhe te liqenit te Shkodres ka bere qe me qindra banesa ne zonen e lagjes Xhabije te kene prezence uji, aq sa eshte kerkuar edhe evakuimi disa familjeve qe rrezikohen seriozisht per shkak se uji ne banesat e tyre ka krijuar shume thellesi.

Prania e ujit ne akset qe lidhin Shkodren me Obotin, Velipojen, Dajcin, Berdicen dhe shume komunave ne zonen e Nenshkodres eshte bere shqetesuese per levizjen e njerezve. Ujërat nderkohe kane shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne bazen ushqimore te fermereve te Nenshkodres per blegtorine, ndersa banesat e tyre po pesojne deme te reja per te disaten here brenda ketij viti.

Rrjedhja normale e lumit Buna eshte penguar nga vershimi shtuar i ujërave te lumit Drin per shkak te shkarkimeve te medha qe po behen nga portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes. Sa kohe keto shkarkime te vijojne permbytja edhe ne qytetin e Shkodres do te vijoje.

Top Channel