Gjirokastër, qiriu i ndezur djeg banesën

26/11/2010 10:55

Një banesë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur banori i saj.

Autoritetet lokale njoftojnë se shtëpia ka marrë flakë për shkak të një qiriu, të cilin banori e kishte ndezur në mungesë të energjisë elektrike.

Me t’u njoftuar nga fqinjët, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar 70 vjecarin Niko Gjini në spital për t’u mjekuar.

Top Channel