Tiranë, grindje në gjimnaz, një i lënduar

23/11/2010 11:50

Disa të rinj gjimnazistë janë grindur në oborrin e shkollës së mesme “Eqerem Cabej” në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur sot pas një grindjeje me thika mes nxënësve. Gjimnazisti i lënduar është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Top Channel