Shpenzon gjithë kursimet e jetës

23/11/2010 10:20

Doktorët i kishin dhënë vetëm tre muaj jetë, duke i këshilluar që të përgatiste një listë me gjërat e fundit që kishte dëshirë të bënte.

Por dhjetë javë më vonë zbuloi se diagnoza ishte e gabuar dhe koha për t’u ndarë me këtë jetë nuk kishte ardhur akoma.

Kështu ka ndodhur me aktorin komik Dave Ismay, të cilit doktorët i kishin komunikuar vetëm 90 ditë jetë. Kështu ai përgatiti një listë me gjërat e fundit që do të bente. Vetëm pak më vonë mjekët zbuluan që kishin gabuar, por tashmë Dave kishte shpenzuar të gjithë kursimet nga puna e tij.

Top Channel