Nga New York në Sydney për 3 orë

23/11/2010 11:05

Së shpejti do të nisë qarkullimin një xhet super i shpejtë. Emri i tij është X-43A dhe është avioni i ri për të cilin NASA po punon. Ky mjet do të jetë në gjendje që të udhëtojë me një shpejtësi hipersonike, pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, plot 6 mijë kilometra në orë.

Udhëtimin nga New York në Sydney do ta realizojë në më pak se tre orë. Kjo distancë aktualisht kryhet për 21 orë.

Fillimisht X-43A kishte si qëllim misionin e NASA-s në Mars. Por ideatorët menduan se mund t’i jepnin jetë një qarkullimi të shpejtë mes kontinentesh. Kështu X-43A do t’i rezistojë shpejtësisë 6 mijë kilometra në orë, jo vetëm në hapësirë, por edhe në brendësi së atmosferës tokësore.

Superxheti X-43A mund t’i krijojë mundësi të gjithë manjakëve për blerjen e rrobave në qytetet e modës në kohë të shepjtë. Kështu ata mund të shkojnë të blejnë ne New York dhe të Kthehen në Romë apo Milano për një aperitiv.

Top Channel