KLD: Masa disiplinore për disa gjyqtarë

23/11/2010 10:35

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka propozuar ministrit të Drejtësisë masa disiplinore për disa gjyqtarë.

KLD propozoi masa për disa gjyqtarë pas inspektimeve në disa gjykata të Shkallës së Parë dhe Apelit.

Këshilli nuk bëri të ditur emrat e gjyqtarëve që ka propozuar për masa disiplinore, por i kërkoi ministrit të vendosë nëse do procedohen këta gjyqtarë.

Top Channel