Tiranë, reshjet e dendura rëndojnë trafikun

22/11/2010 17:30

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin në orët e drekës kanë shkaktuar probleme serioze në trafikun rrugor.

Sipas njoftimeve të policisë rrugore, akset kryesore të Tiranës janë të mbingarkuara për shkak të ujërave që kanë mbuluar rrugët.

Sipas burimeve, një nga zonat më problematike është ajo në rrugën “Don Bosko”, në të cilën është grumbulluar një sasi e madhe uji.

Burimet policore shtojnë më tej se situata të ngjashme janë verifikuar edhe në qytete të tjera të vendit, ku kanë qenë të pranishme reshjet.

Top Channel