Zjarr në tunelin e Kalimashit

21/11/2010 15:00

Tuneli i Kalimashit është përfshirë nga flakët për disa çaste pas një incidenti në një prej dhomave teknike të tij.

Flakët në një prej galerive të tunelit të Thirrës kanë bllokuar qarkullimin në këtë galeri për rreth 30 minuta. Sipas Ministrisë së Transporteve, shkaku i zjarrit ka qenë diegia e një baterie.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Transportit, rreth orës 12 e 15 forcat zjarrfikëse dhe operatori i tunelit kanë arritur të shuajnë flakët, të pastrojnë ajrin nga gazrat toksik si edhe të kontrollojnë sistemet e sigurisë.

Më pas ka filluar sërish qarkullimi në këtë pjesë të tunelit të Thirrës.

Top Channel