Mjekët: Diagnostimi i kancerit në kohë e shëron

20/11/2010 15:55

Mjekë të njohur, greke dhe shqiptarë kanë apeluar që cdokush që ka shqetësime të vizitohet menjëherë te mjeku, pasi diagnostikimi i hershëm i kancereve, bën që ato të trajtohen deri në masën 94 %.

Ne seminarin e pare shkencor te onkologjise, te zhvilluar ne spitalin ‘Hygeia’,  i cili u pershendet nga kryetarja e kuvendit dhe Ministri i Shendetesise eshte diskutuar mbi zhvillimet me te fundit ne trajtimin e kancereve. Kryetari i Keshillit Shkencor te Qendres Spitalore “Hygeia” te Athines, theksoi se  diagnoza e kryer ne baze te studimit te gjeneve, ne nderthurje me lokalizimin e kancerit dhe terapine individuale, ben qe  trajtimi te jete tejet efikas
“Ne sot, ne spitalin ‘Hygeia’ kemi te gjitha mundesite te  piketojme specifikisht llojet e ndryshme te kancereve  pa shkaktuar efekte anesore,apo komplikacione tek organet e tjera jetesore qe jemi mesuar te kemi me modelin e kimioterapise Nje pike e rendesishme eshte se sot sot ne bejme diagnostikimin e kancerit permes molekulave biologjike, cka ben te mundur piketimin e te gjitha  molekulave kancerogjene qe ka cdo pacienti. Mos kini frike nga kanceri, eshte nje semundje qe nese e diagnostikojme heret, ne,  me teknologjine  dhe njohurite tona e kurojme ate”, tha Paris Kozmidhis.

Per here te pare ne Shqiperi jane futur akseleratoret lineare, te cilet garantojne lokalizimin e tumorit ne trajtimin e tij pa prekur indet e shendosha qe rrethojne masen e tumorit.

Kancerin  e gjirit, te  stomakut  dhe te tiroideve ne mund t’i mjekojme pa i hequr organet e prekura nga kanceri. Grate e prekura nga kanceri i gjirit, deri vone i nenshtroheshin nje operacioni ku i hiqnin gjirin, Ndersa ne sot bejme mjekimin e tij , duke e shpetuar gjirin. Trajtimet qe perdoren ne Europe, perdoren dhe ne “Hygeia Spital”. Nuk ka nevoje qe shqiptaret  te ikin jashte per t’u operuar ata mund te kene ketu, te gjitha trajtimet bashkekohore ne kete fushe. Ne kemi shume opsione per pacientet ne faze te avancuar me kancer, por ajo qe eshte e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i kancerit”, thote Dimitris Tsiptsis, kirurg.

Te pakten nje e treta e pacienteve te trajtuar me keto metoda  kane patur permesim te ndjeshem.

“Tre jane armet per trajtimin e kancerit, kirurgji, kimioterapi dhe rrezatim. Duhet te kete nje bashkepunim te ngushte mes tyre per te patur sukses.Jemi me fat qe ne Tirane kemi ekip dhe aparatura te specializuara.  Permes skanerit tre dimensional, lokalizohet kanceri dhe me pas permes akseleratoreve, kryehet rrezatimi vetem ne zonen kancerogjene, pas shkaktuar asnje dem anesor.Rrezatimi kryehet edhe ne organe delikate si laringu apo syte”, thote Kostas Dardoufas, radioterapeutist.

11 milione njerez, ne gjithe Europen jane diagnostikuar me kancer. Ata jane trajtuar dhe kane mbijetuar.

 

Top Channel