Durrës, aksident rrugor, plagoset i moshuari

20/11/2010 12:35

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, mesditën e sotme.

Një i moshuar është goditur nga një automjet i tipit BMW me targa të Durrësit, ndërsa po ecte në rrugë. Në spitalin e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se gjendja e 87-vjecarit Rexhep Doda është e rëndë.

Ai ka pësuar fraktura të ndryshme nga përplasja me automjetin dhe ndodhet në reanimacionin e këtij spitali, ndërkohë që shërbimet e policisë rrugore kanë nisur kryerjen e veprimeve proceduriale për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë mbi të.

Top Channel