Olldashi: Rama gënjen për xhaminë

16/11/2010 15:50

Ministria e Transporteve akuzon kryetarin e Bashkisë se ka gënjyer kur ka premtuar t’i japë Komunitetit Mysliman një sipërfaqe toke për ndërtimin e një xhamie të re.

Sipas ministrit Olldashi, ekziston nje plan per shfrytezimin e ketyre hapsirave, dhe ndertesa e xhamise nuk perfshihet ne kete plan.

“Sipas planit francez për rregullimin e qendrës së Tiranës, prapa Pallatit të Kulturës janë parashikuar dy kulla. Në të njëjtën zonë është parashikuar edhe ngritja e një qendre tregtare”, thotë Olldashi.

Sipas ministrit Olldashit keto premtime behen vetem vetem per qellime elektorale.

“Kjo nuk eshte hera pare qe Rama ben keto premtime, te njejten gje ka bere dhe ne 2007-en, para zgjedhjeve lokale”, tha Olldashi.

Nje dite me pare kryetari bashkise se Tiranes deklaroi se do t’i jape Komunitetit Mysliman nje hapsire per ndertimin e nje xhamie diku prapa Pallatit te Kultures.

Top Channel