Durrës, bashkia, paqe me Myftininë

16/11/2010 15:20

Festa e Kurban Bajramit ka shërbyer edhe në gjetjen e një marrëveshjeje për konfliktin e celur mes bashkisë dhe Myftinisë se Durrësit në lidhje me demtimin e xhamisë se madhe nga punimet qe po kryhen per rivitalizimin e sheshit qendror te qytetit bregdetar si dhe cenimin e prones se saj.

Myftiu i Durrësit, Redi Quku i eshte drejtuar me nje kerkese padi Gjykates se Shkalles se Pare duke kerkuar anulim te lejes se ndertimit, nderprerje te cenimit te prones se Komunitetit Musliman dhe kthimin e prones ne gjendjen e meparshme perfshire dhe shperblimin per demin e shkaktuar.

Nderkohe Dita e Kurban Bajramit ka sherbyer per arritjen e marreveshjes mes paleve ne konflikt, marreveshje e cila do te nenshkruhet ne ditet e ardhshme.

Megjithate myftiu Quku nuk ka pranuar te deklarohet nese do te kete nje terheqje te padise se bere kunder bashkise dhe shoqerise qe kryen punimet ne shesh.

Top Channel