Berisha: Kam bërë lëshime ndaj socialistëve

16/11/2010 14:55

Kryeministri Sali Berisha deklaron se Ballkani po ndërton ideale të reja për t’iu bashkuar pjesës tjetër të Evropës.

“Pas një periudhë izolimi, Shqipëria ka arritur në një moment të rëndësishëm, ku respektohet ligji, rregullat dhe funksionon ekonomia e tregut”, tha Berisha, i cili po merr pjesë në konferencën “Ballkani në zemër të Europës”, në Bruksel, nismë e Partive Popullore Europiane.

Kryeministri Berisha duke uruar nga Brukseli të gjithë besimtarët myslimanë, foli edhe për situatën në Shqipëri.

“Pavarësisht qëndrimit të socialistëve që nuk njohën zgjedhjet, unë kam bërë lëshimet e duhura e ju jeni në dijeni”, tha Berisha.

Top Channel