Lezhë, ekzekutohet me armë 35-vjecari

15/11/2010 14:35

Dy persona ekzekutojnë me armë zjarri një 35-vjecar në qytetin e Lezhës.Ngjarja ndodhi sot në lagjen Kodërmalaj, kur dy persona qëlluan me armë 35-vjecarin Ardian Pali.

Mësohet se Pali ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia identifikoi dy autorët e vrasjes dhe po punon për gjetjen e tyre. Mendohet se shkak për vrasjen janë motivet e pronësisë.

Top Channel