Me shpejtësinë e kërmillit

12/11/2010 19:40

Të kultivosh dhe të kujdesesh për rritjen e kërmijve e dëgjon rallë apo pothuajse fare.

Në një zonë rurale afër fshatit Baldushk në Tiranë, një zotëri ka ndërtuar një plantacion për rritjen e tyre, duke u shndërruar në një nga të paktët fermerë në Shqipëri të angazhuar në këtë aktivitet.

Hyjmë tek plantacionet, ku në secilën prej tyre shtohet një sasi kërmijsh, një prej tyre riprodhon deri në 150 vezë, ku nga këto disa ngordhin.

Genci, fermeri që merret me to shpjegon se “hidhen 20 kërmij për metër katror dhe po të bësh një llogari i bie të hidhen 40 mijë kg kërmij në të gjithë sipërfaqen dhe këto janë të gjithë të destinuar për të lindur.”

Ecim tek parcela të tjera ku janë vendosur disa paleta druri që shërbejnë edhe për mbledhjen e kërmijve duke iu ngjitur platformës.

“Këto paleta shërbejnë si një vend hijeje sepse kërmilli e ka të nevojshme hijen dhe përdoret druri për arsye se përmban lagështi”, tregon Genci.

Shkojmë tek një vend që shërben për mbledhjen dhe tharjen e kërmijve në disa rrjeta të mëdha.

“Kërmilli thahet dhe kjo është faza e fundit kur mund të themi se tashmë kërmilli është formuar”, thotë fermeri.

Kërmilli, përveç vlerave ushqyese, ka funksion shumë kurues dhe gjithashtu është ilaçi më i mirë kundër plakjes, pasi përdoret për kremra farmaceutik.

“Kërmilli përdoret për prodhimin e kremrave të fytyrës sepse lufton rrudhat, por është shumë i kushtueshëm”, përfundon Genci.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel