Vlorë, bllokohet rruga për në Radhimë
11/11/2010 17:50
Rruga që të con drejt Radhimës, në Vlorë, ka mbetur e bllokuar si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor.
Sipas informacioneve të fundit, masivi ka zënë të gjithë aksin dhe për pasojë asnjë automjet nuk mund të kalojë në të.
Shumë rrugë në zona të ndryshme të vendit janë bërë të pakalueshme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Këto të fundit kanë bërë që disa lagje të qytetit të Vlorës të mbeten pa energji elektrike.
Top Channel