Hapen portet edhe të HEC-it të Shkopetit
11/11/2010 23:20
Shtimi i reshjeve në orët e pasdites ka shtuar prurjet edhe në lumin Mat duke detyruar drejtusit e KESH-it të hapin portat edhe në hidrocentralin e Shkopetit.
Hapja e portave ka bërë që niveli i ujit në lumin Mat të rritet ndjeshëm e për pasojë lumi ka dalë nga shtrati në fshatin Gurrëz të rrethit Kurbin, kjo edhe për shkak të prishjes se argjinaturës.
Po kështu rrezikohet përmbytja e fshatrave të Komunës Fushkuqe, ku drejtuesit e saj kanë njoftuar të gjithë banorët që jetojnë në afërsi të lumit Mat, që të qendrojnë në gatishmëri për t’u evakuuar, nëse lumi del nga shtrati.
Rreziku është evident pasi ka shumë ndërtesa që janë ngritur në pjesën e brendshme të argjinaturës.
Top Channel