Fushe-Kruje, banesat nën ujë

11/11/2010 12:15

Në zonën e Fushë-Krujës dhe gjithe ultesirën ka patur probleme serioze me vërshimin e ujrave.

Rreshjet e dendura gjate nates kane rritur ndjeshem nivelin e kanaleve kulluese dhe perrenjeve duke bere qe ujrat te vershojne ne rruge dhe ne zonen e banuar, jane me qindra banesat qe u futen nen uje mengjesin e se enjtes.

Eshte bllokuar edhe linja hekurudhiore ndersa vershimi ujrave ka shkateruar edhe disa njesi tregetare. Sic shifet edhe nga pamjet ujrat kane rrembyer edhe pajiset e nje dyqani me elektroshtepiake, ndersa niveli ujit eshte rritur rrezikshem.

Banoret e kesaj zone e kane patur te pamundur te levizin normalisht edhe ne raste te emergjencave shendetesore. Ata kane nisur te kaloje mbi shtratin e hekurudhes ku thellesia e ujit ishte me e vogel se sa ne rruge.

Top Channel