Shëndetësia, më shume fonde

10/11/2010 16:10

Mjekët shqiptarë dhe specialistët e Shëndetit Publik tashmë nuk do të ndihen më inferiorë ndaj atyre të vendeve të tjera.

Ministria e Shëndetësise shqiptare merr presidencen e radhes të rrjetit shëndetesor për Evropen Juglindore, inisiative kjo e mbeshtetur nga Komisioni Europian, Keshilli i Europes dhe Organizata Boterore e Shendetesise, cka i jep mundesine per te thithur me shume fonde ne fushen e shendetit publik.

“Shqiperia me kete dimension qe merr lehteson ne menyre te dukshme aksesin e saj sepse perfundimisht sillet si nje vend lider. Dyert e gjithe partnereve  nderkombetare jane te hapshme”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Per dy dite me radhe perfaqesues te dikastereve te shendetesise te vendeve te Europes Juglindore po zhvillojne mbledhjen e  24 te rrjetit shendetesor per te diskutuar sfidat dhe bashkepunimin ndermjet tyre per shendetin publik.

Top Channel