Ndalohet shoferi grek

09/11/2010 15:00

Shtetasi grek Tomas Tsogas drejtues i autobusit që u aksidentua në Fratar është ndaluar nga policia e Fierit.

Ai mbahet në dhomën e rezervuar ne spitalin e Fierit per te ndaluarit nga policia dhe eshte ne ruajtjen e 4 policeve.

Drejtuesi mjetit akuzohet per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. Hetimi i policise doli ne perfundimin se ne segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti nuk kishte pengesa apo kufizim te pamjes dhe ne momentin e aksidentit nuk ka patur reshje. Drejtuesi mjetit ishte i pajisur me leje dhe kishte nje pervoje pune 15-vjecare nderkohe qe nga hetimet paraprake te grupit te specialisteve eshte konkluduar se shkak i aksidentit eshte humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga shtetasi grek Tomas Tsogas.

Top Channel