“Vizat”, Haxhinasto: Mbajtëm premtimin

08/11/2010 15:25

Vendimin e Bashkimit Evropian  për liberalizimin e vizave e ka përshendetur ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto, që u shpreh se në këtë mënyre u realizua premtimi i dhënë nje vit më parë.

“Gjatë gjithë këtyre viteve si ne ashtu edhe BE punuam per te ndertuar uren qe na lidh me Europen qe e ben me te prekshme se kurre perkatesine historike, kulturore dhe gjeografike me te. Jam i bindur lëvizja pa viza do te deshmoje se qytetaret shqiptare jane qytetarë evropianë dhe se e duan Evropën, por dine edhe ta respektojne ate”, u shpreh Haxhinasto.

Ministri vlerësoi partnerët evropiane, Parlamentin Evropianë dhe të gjithë miqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve për këtë vendim të merituar që morën sot.

Top Channel