Spahiu: KLD s’e kontrollon drejtësinë”

04/11/2010 16:40

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ritheksoi edhe njëherë përpara një auditori studenteësh se Shqipëria është vendi që ka plotësuar më shumë standarte në rajon, por që mbetet vendi me korrupsion më të madh.

Ne kuader te marrjes se statusit kandidat te BE-së, Spahiu kerkoi ndryshime ne Kushtetute. Ai tha se, KLD aktualisht eshte vetem nje Keshill i Ulet i gjyqesorit dhe nuk i perafrohet asnje vendi te BE-se.

“Ata të cilët kanë hartuar ose kanë në dorë vendimmarjen për të ndryshuyar Kushtetuten, ose t’i ndryshojne KLD-së emrin ta bejne Këshillin e Ulët të Gjyqesorit, sepse nuk ka asnje kompetence per prokurorinë, Gjykatën e Lartë, ose të përqasin dhe të përafrojnë kompetencat sic i kanë realisht Këshillat e Lartë të Drejtësisë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, tha Spahiu.
 
Spahiu u shpreh se Shqiperia ka vetem nje problem, ate te konfliktit te tejzgjatur politik.

Top Channel