Fëmijet anonimë të Patosit

04/11/2010 12:45

Femijët që lindën në Bashkine e Patosit mbeten pa identitet ligjor.Ata nuk mund te regjistrohen ne zyrat e Gjendjes Civile dhe ky fenomen ndodh prej janarit te ketij viti.

Prej nje muaji Hiqmet Beqja, banor i ketij qyteti nuk regjistron dot nipin e tij. Foshnja nuk ekziston ne regjistrin e gjendjes civile ne Shqiperi ashtu si shume te tjere qe jane lindur nga janari i ketij viti.

Gjyshi i femijes eshte paraqitur disa here ne zyrat e Gjendjes Civile por largohet pa e regjistruar ate.

Mosregjistrimi i femijeve te porsalindur ka sjelle shqetesime te shtetasit qe jetojne e punojne ne emigracion, te cilet pa regjistruar femijen ne gjendjen civile nuk mund te kthehen ne shtetin ku jetojne. Punonjeset e gjendjes civile thone se qe prej muajit janar te ketij viti ne kete zyre nuk eshte kryer asnje regjistrim i femijeve qe kane lindur ne shtepine e lindjes ne Patos. Madje ato shtojne se ky fenomen do te sjelle pasoja ne te ardhmen pasi edhe lidhjet e marteses, celebrimet  nuk rezultojne ne regjistrat e gjendjes civile.
   
Sipas punonjeseve te gjendjes civile, qyteti i Patosit nuk perfshihet ne sistem ne dy rubrika, ne regjistrimin e vendbanimit dhe ne ate te lindjeve nga shtepia e lindjes.

Top Channel