Transporti urban, Berisha: Gjendja e patolerueshme

03/11/2010 15:30

Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra për gjendjen e transportit urban duke deklaruar se kompanitë janë në shkelje të ligjit, duke mos njohur abonetë dhe dokumentat e tjera te invaliditetit dhe të veteranëve.

Berisha e cilesoi gjendjen te patolerueshme dhe kerkoi ndeshkim te tyre.

“Ajo që po ndodh ne Tirane eshte e patolerueshme. Eshte cnjerezore deri ne palce, t’u heqesh qytetareve abonetë, t’u heqesh lehtesinë e abonese vetem e vetem nga babëzia, ne menyre absolute ata do ta humbasin licensen. Ligji te detyron qe veteranet e invalidet, te semuret, studentet, te kene lehtesira ne transport. Ligji dhe morali te detyron t’u ofrosh abone. Zoti minister ata duhet te ndeshkohen ne menyre shembullore, duhet te hapet tregu. Aboneja të rivendoset, kurse përgjegjësit të shkojnë ne prokurori dhe te ndiqen penalisht sepse kane thyer disa ligje”, u shpreh Berisha.

Top Channel