Topi:Liberalizimi i vizave, ngjarje e madhe

03/11/2010 14:20

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se procesi i liberalizimit të vizave është një hap tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Kjo është një ngjarje madhore për qytetarët shqiptarë, të cilëve u takon merita për këtë, ashtu si dhe politikës, institucioneve shqiptare, por edhe të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë, që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim”,deklaroi Topi.

Kreu i shtetit shqiptar e dha këtë deklaratë gjatë një takimi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Kameron.

Sipas njoftimit zyrtare të presidencës, kryeministri britanik vlerësoi rolin e rëndësishëm e moderator të Presidentit Topi përsa i përket konsolidimit të shteti ligjor, të rritjes së paanshmërisë dhe pavarësisë së sistemit ligjor në Shqipëri si dhe kontributin e tij personal e institucional në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Top Channel