Të burgosur dhe të semurë mendorë

03/11/2010 16:45

Vetëm në spitalin e burgut të Tiranës janë identifikuar 66 pacientë me probleme të shëndetit mendor, të cilët trajtohen vetëm nga një psikiatër.

Në raportin e Institutit Europian saktesohet se shume persona qe preken nga semundje mendore gjate qendrimit në dhomat e paraburgimit nuk kane akses te shpejte dhe te specializuar mjekesor.

“Kemi ngritur nje problem te madh sepse akoma ne Shqiperi nuk ekziston nje institucion i specializuar per te trajtuar keta lloj personash”, thotë Marta Onorato nga Instituti Europian.

Per zgjidhjen e ketij problemi eshte angazhuar Ministria e Shendetesise, e cila eshte shprehur se shume shpejt do te ngrihet nje spital. Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve ka saktesuar se nje tjeter problem eshte kohezgjatja e qendrimit te personave te ndryshem ne dhomat e paraburgimit si pasoje e problemeve qe krijohen me prokurorine.

Nderkaq, sindikalistet kane kundershtuar  projektvendimin per tabelen e pagave te policise se burgjeve, qe parashikon   uljen e pagave te policise me 20-30 % .

Nuk dihet nese kjo mase lidhet me veshtiresite e qeverise dhe te buxhetit te shtetit, por fakt eshte se pagat e ketyre punonjesve po ulen.

Top Channel