Strasburgu pezullon ekstradimin e Rrapos

03/11/2010 10:30

Gjykata e Strasburgut pezulloi ekstradimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo, mbi të cilin rëndojnë një seri akuzash nga drejtësia amerikane.

Strasburgu urdhëron qeverinë shqiptare që të mos e ekstradojë Rrapon deri në 15 ditë pas vendimit nga Gjykata e Lartë.

Sipas avokatit mbrojtës së Rrapos, Ardian Visha, pas urdhërit të Strasburgut do të kërkohet ndryshim i masës ndaj klientit të tij, duke qenë se afatet e paraburgimit kanë mbaruar.

Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme Almir Rrapo u arrestua në korrik në ambientet e ambasadës amerikane.

Mbi 27 vjecarin rëndojne akuza të rënda sikurse pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, armëmbajtje pa leje, pengmarrje, grabitje me armë, shantazh dhe vrasje.

Sipas prokurorëve amerikanë, banda ku bënte pjesë ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme ka nisur fillimisht aktivitetin në vitin 2003 me trafikun e marijuanës e më pas janë kryer edhe krimet e tjera në mënyrë për të mbrojtur territorin e kriminalitetit.

Kjo organizatë njihej si “grupi i vëllezërve Krasniqi”, që të dy të arrestuar. Ndërsa në total për këtë operacion do të jenë nën gjykim 15 persona.

Top Channel