Rama: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme

02/11/2010 13:30

Kryetari socialist Edi Rama deklaron se opozita do të dalë në protesta për të kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare situatës së krijuar.

Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se largimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme janë mundësia më e mirë, janë zgjidhja për një bashkëjetesë qytetare, në një vend ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

“Ne i kemi bërë ofertë të re qeverisë, e cila nuk e ka lexuar, por na dha një përgjigje të vjetër duke na provuar të vërtetën e njohur për vjedhjen e zgjedhjeve. Transparenca është domosdoshmëri jo thjesht për procesin e kaluar zgjedhor, por në tërësi për raportet mes shtetit dhe qytetarit, mes të zgjedhurve dhe zgjedhësit”, tha Rama.

Kreu socialist, nder te tjera, kërkoi zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit të Tërthorës Remzi Veseli.

Top Channel