Greqi, shqiptarët tentojnë të arratisen nga burgu

02/11/2010 15:10

Nëntë shqiptare u ndaluan prej policëve gjatë tentativës së tyre për t’u arratisur nga rajoni i  policise në Egjio, 40 kilometra ne jug te Patras.

Sipas policise lokale, nente shqiptaret u kapen pak sekonda pepara se te dilnin prej biruces ku mbaheshin ne kete rajon.

Drejtoria e policise se Egjios,njoftoi se gjate kontrollit te rastesishem te rojes se rajonit gjate oreve te para te mengjesit,u konstatua se te siperpermendurit kishin germuar murin anesor te qelise se tyre.

Sipas policise kishte mbetur vetem heqja e nje tulle cka do t’ju lejonte te arrestuarve te largoheshin, duke kryer nje tjeter arratisje spektakolare prej burgjeve greke. Muri i qelise te nxirrte ne nje oborr te pa ruajtur,i  cili ndahej nga rruga tetem prej nje rrjete teli.

Vrima qe ata kishin hapur u mundesonte te dilnin dhe te zhdukeshin ne erresiren e nates, por vetem fati ka bere qe nente kriminele te rrezikshem te kapen.

Ata kishin vene nje kove plastike dhe kishin hapur cesmen, ne menyre qe zhurma e germimit te mbytej nga ajo e ujit qe rridhte, deklaroi drejtori i policise se Egjios.

Nente shqiptaret konsideroheshin si anetare te nje bande qe kryente grabitje banesash dhe tregeti lendesh narkotike ne zonen e Partes dhe Egjios.

Ata ishin arrestuar nje muaj me pare dhe pritej te dergoheshin ne burg, deri ne perfundimin e procesit gjygjesor ndaj tyre. Akuzave qe ata kane ne ngarkim,iu shtua edhe tentative per arratisje, ndersa autoritetet kane filluar hetimet lidhur me ngjarjen.

Top Channel