Statusi, ende asnjë detaj për opinionin

28/10/2010 17:45

Statusi kandidat per Shqipërine e Malin e Zi është diskutuar në nivelin e Kolegjit të Komisionerëve.

Pavaresisht shkembimit te mendimeve mbi skenaret e mundshem te formulimit perfundimtar te opinionit te Komisionit mbi gadishmerine e te dy vendeve per te hedhur kete hap drejt anetaresimit ne BE, mbledhja e kesaj jave nuk dha rezultat per nje qendrim me te qarte sesi do te jete opinioni i Komisionit, vecanerisht per Shqiperine.

Ashtu sic u njoftua nje jave me pare ne Top Channel, ekzekutivi europian kerkon te evitoje nje opinion negativ per Shqiperine, por pa i dhene statusin kandidat vendit. Skenaret e deritanishem flasin ose per nje rekomandim te kushtezuar te komisionit ndaj Shqiperise si per statusin kandidat dhe per celjen e negociatave, ose thjesht shmangien e shprehjes qe Komisioni parashikon per Malin e Zi per t’i ‘rekomanduar Keshillit te BE-se dhenien e statusit kandidat ndaj vendit’.

Por, ndersa Shqiperia rrezikon te mos marre nje opinion pozitiv nga Komisioni, Mali i Zi vleresohet se mund te fitoje statusin kandidat ne samitin europian te pranveres, ne rast se nje gje e tille rekomandohet ne 9 nentor nga Komisioni.

Nderkohe, burime konfidenciale tregojne se formulimi perfundimtar i opinionit per Shqiperine, mund te vendoset me 8 nentor, nje dite perpara publikimit te tij zyrtarisht.

Sic pritej, celja e negociatave per antaresimin e Malit te Zi do te kushtezohet me permbushjen e disa reformave kyce ne vend. Fat qe pritet te ndiqet nga te gjitha vendet e rajonit, potencialisht kandidatE. Islanda shenon vendin e fundit per te cilin Komisioni i rekomandoi Keshillit dhenien e statusin candidat e njekohesisht nisjen e bisedimeve per antaresimin e saj ne BE.

Top Channel