Aksident rrugor në Ballsh, një i plagosur

28/10/2010 11:20

Një aksident me një trajler në rrugen Tepelenë-Ballsh ka bllokuar lëvizjen e mjeteve. Një trajler me targa të kryeqytetit TR 4552 H është përmbysur në rrugë gjatë manovrimit në zonën e quajtur ‘Kthesat e Ballshit’ në vendin e quajtur Greshicë.

Per pasoje drejtuesi mjetit eshte plagosur dhe eshte derguar ne spital me urgjence.  Po sot ne aksin rrugor Fushe Kruje-Milot nje trajler me targa serbe eshte permbysur per shkak te eres se forte duke bllokuar rrugen per pasoje ne te dyja anet e rruges jane krijuar radhe te gjata me mjete.

Levizja ka nisur vetem pas nderhyrjes se policise per te hapur kalimin.

Top Channel