Rama: Vrasje në prag fushate

26/10/2010 19:55

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar me 20 deputetë të opozitës ka bërë ngushëllime tek të afërmit e kryetarit të komunës Tërthorë në Kukës.

Ai ka ngushëlluar të afërmit e Remzi Veselit duke thënë se ndante me ta dhimbjen e përbashkët.

“Është vrasja e një njeriu politik të zgjedhur nga populli që vritet ne derë të shtëpisë. Ka një tronditje të veçantë edhe për ata që nuk e njohin, jo vetëm për ne që e njohim”, është shprehur Rama.

Ndërkohë kryetari i PS-së e ka quajtur një ngjarje tronditëse vrasjen e përfaqësuesit të popullit në derën e shtëpisë në një Shqipëri ku krimi dhe vrasjet kanë arritur në majat e vendit.

“Në emër të të gjithë miqëve dhe kolegëve dua ta vë theksin tek domosdoshmëria e zbardhjes sa më shpejt të ngjarjes dhe marrjen e përgjegjësisë së plotë për krimet që ndodhin në këtë Shqipëri nga qeveria me një Ministria e Brendshme të padenjë për të qenë në krye të vendit”, theksoi Rama.

Ndërkohë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka quajtur një ngjarje tronditëse vrasjen e përfaqësuesit të popullit në derën e shtëpisë në një Shqipëri ku krimi dhe vrasjet kanë arritur në majat e vendit.

Vrasja e Veselit bëhet në prag të një tjetër fushata dhe policia nuk jep asnjë pistë hetimi për zbardhjen e ngjarjes makabër.

Vrasja e Remzi Veselit është e njëjtë si vrasja e deputetit Xhindi, tha Rama, ku organet e shtetit heshtin në zbulimin e ngjarjes dhe autorëve.

Duket se edhe në këtë vrasje do të paraqitet i njëjti skenar duke u shënuar dosja pa autor dhe rrethana.

Rama hodhi akuza të forta në drejtim të ministrave të kësaj qeverie e sidomos ndaj ministrit të Brendshëm duke e quajtur si të paaftë në detyrën që ka.

Top Channel